Ndërron jetë Zylfije Qelaj – Nëna e heroit të Kosovës Agim Qelajt

E publikuar: 23/05/2018 10:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Pejë në moshën 78 vjeçare ka ndërruar jetë Zylfije Pepaj – Qelaj, nëna e Heroit të Kosovës Gjeneral Agim Qelajt.

Ajo vërtetë ishte nënë heroike, e cila lindi, rriti dhe i edukoi në frymën atdhetare Agimin e Florimin oficerë karriere dhe Besimin, të cilët ju bashkëngjitën dhe mbështetën plotësisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës.

Varrimi i nënë Zylfijes bëhet sot në orën 15 në varrezat e qytetit në Pejë./RTK/