Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka deklaruar se Kosova nuk duhet të ngutet sa i përket dialogut me Serbinë, njëkohësisht se në këto momente ka nevojë të tregohemi tejet të kujdesshëm.
“Nëse donë Serbia me hy më shpejtë në BE, le t’i përmirësojë marrëdhëniet me Kosovën”.
“Është hera e parë kur Serbinë e kemi në grusht, kjo ngaqë Vuçiq ka shumë presion brenda për integrim në BE, nga qarqe të ndryshme politike nga rinia… . Vuçiq i merr 50 % të votave në Serbi sepse populli po e sheh si evropian. Në qoftë se Kosova ia heq, po them këtë evropianizimin, Vuçiq bie dhe heqë dorë prej Kosovës, të paktën deri tek plani i Ahtisarit”.
“Në qofte se Vuçiq vazhdon me këtë rrugë dhe këtë siguri, ai më vonë do e kërkojë zajednicën, do kërkojë autonomi …”
Deputeti i VV-së vlerësoi se faza e parë për dialogim me Serbinë është konsensusi i brendshëm, ku secila parti do t’i shpjegojë vijat e kuqe. Konjufca tha se për Vetëvendosjen është i papranueshëm kontestimi i statusit të Kosovës.
“Nëse Serbia e konteston statusin nuk bën të ulesh në tavolinë”.
“Çfarëdo mungese në dialog është shumë më pak e rrezikshme se sa të flasësh për statusin e Kosovës. Dhjetë vjet pasi ke shpallur pavarësinë tash me thënë s’po më njeh Serbia !?… Punë e madhe që s’po më njeh Serbia. Neve nuk po na njeh, por mos të harrojë se as ajo pa na njohur neve nuk mundë hyjë në BE”.
Konjufca gjatë intervistën në Zona B të Klan Kosovës ka pohuar edhe njëherë pozicionin e Vetëvendosjes kundër themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Sa i përket zajednicës Vetëvendosje është plotësisht kundër. Vetëvendosje mendon se populli serbë në Kosovë duhet të jetojë nëpër komuna, e jo në zajednicë”.



















