Një gropë gjigante ka përpirë dy vetura dhe një furgon, në një zonë ku po kryheshin punime në pjesën lindore të Kinës.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin, kur hapet një gropë tri metra të thellë e cila përpinë tri veturat, transmeton Telegrafi.
Nuk raportohet për të lënduar në këtë incident misterioz. Si rezultat i hapjes së gropës janë ndërprerë punimet, derisa autoritetet lokale kanë urdhëruar fillimin e hetimeve.
Gropa u hapë në provincën kineze Zheijang në orët e hershme të 20 majit, ndërsa shkaku i hapjes së gropave ishin gypat e prishur që kanë shpërthyer.
Por, disa pretendojnë se shirat e rrëmbyeshëm kanë bërë të që rrëshqet dheu në zonën ku po kryheshin punimet. /Telegrafi/