Njëri pulë të pjekur, tjetri patate të skuqura e dikush vetëm një filxhan kafeje – ushqimi i fundit që zgjodhën nëntë vrasësit serikë (Foto)

E publikuar: 19/05/2018 13:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pulë të pjekur, patate të skuqura dhe luleshtrydhe, por ka edhe nga ata që kanë konsumuar vetëm një filxhan kafeje.

Nuk bëhet fjalë për vakte ushqimesh të njerëzve të thjeshtë, por për ushqime të njerëzve që tanimë janë të famshëm për të keq – sepse kanë realizuar disa nga vrasjet më të tmerrshme në botë.

Këto ishin disa nga ushqimet të cilat kishin “preferuar” disa nga vrasësit më të tmerrshëm në botë.

John Wayne Gacy u dënua me vdekje në vitin 1994 për vrasjen e 33 djemve, kufomat e të cilëve i kishte varrosur në shtëpinë e tij në Ilinois. Për vaktin e tij të fundit ai porositi tek restorantet e KFC, e menuja përfshinte pulë të pjekur, patate të skuqura dhe luleshtrydhe.

Aileen Wuornos mori famën e saj si një punonjëse seksi, e cila kishte vrarë 7 meshkuj në Florida. Deri në fund ajo pretendoi se të gjitha vrasjet i kishte kryer për vetëmbrojtje. Për vaktin e saj të fundit ajo porositi vetëm një filxhan kafe.

Timothy McVeigh është autor i vrasjes së 168 personave dhe plagosjes së mbi 680 të tjerëve kur ai shpërtheu një bombë në Oklahoma në vitin 1995. Para ekzekutimit ai kërkoi akullore me çokollatë.

Në 1976-tën, Ted Bundy u arrestua dhe u dënua me 15 vite burg, por më pas policia zbuloi se ai ishte i përfshirë në 30 vrasje. Në ditën e tij të fundit, ai refuzoi të zgjidhte ushqimin, duke marrë një vakt normal burgu.

Stephen Wayne Anderson pasi u arratis nga burgu hyri për tu fshehur në shtëpinë e një 81-vjeçare, të cilën e vrau me gjakftohtësi. Si vakt të fundit ai kërkoi djathë të shkrirë.

John Martin Scripps ishte një vrasës serik anglez, i cili besohet se ka kryer disa vrasje në shtete të ndryshme, duke marrë edhe nofkën “Turist prej ferrit”. Si vakt të fundit ai porositi pica dhe çokollatë të nxehtë.

Marion Albert Pruett rrëfeu se kishte vrarë 5 persona gjatë vitit 1981. Për vaktin e tij të fundit ai kishte kërkuar ushqim të skuqur.

Fritz Haarmann i njohur si “Kasapi i Hanoverit”, Haarman ishte një vrasës serik gjerman, i cili u dënua për vrasjen e dhjetëra djemve të rinj. Ai kërkoi një cigare dhe një filxhan kafe para ekzekutimit në vitin 1925.

Charles Starkweather ishte vetëm një adoleshent kur nisi vrasjet serike që zgjatën për dy muaj në Nebraska dhe Wyoming, duke u marrë jetën të paktën 10 personave në vitin 1958. Gjatë gjithë kohës ai shoqërohej nga e dashura e tij 14-vjeçare Caril Ann Fugate, prindërit e së cilës ishin mes viktimave. Për vaktin e tij të fundit ai kërkoi proshuta. /tch/