Shoferi i paemëruar nga Staffordshire i Anglisë, mendoi se ishte në rregull ta ngarkonte së tepërmi një kamion të vogël, derisa ishte gati që gjithçka të shkëputej.
Kjo nuk i pëlqeu aspak policisë dhe u ndalua drejtuesi i mjetit, në rimorkion e së cilit kishte orendi zyre dhe një biçikletë, transmeton Telegrafi.
Raportohet se ai ishte bashkëpunues dhe nisi të zbrazte rimorkion, për t’i ngarkuar në një kamion tjetër. Megjithatë, duhet të përgjigjet para drejtësisë, për ngarkesë mbi limitin lejuar dhe rrezikim të trafikut.
“Mund të futej, së paku edhe një frigorifer” si dhe “mbreti i mbingarkesave”, ishin dy prej komenteve të shumta.
Të tjerë u mahitën me të, duke e krahasuar me mbi ngarkimet e trenave apo makinave tjera me udhëtarë. /Telegrafi/