Nënkryetari i LDK-së, njëherit kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri po marr pjesë në Samitin e Partive Popullore Evropiane në Sofia të Bullgarisë, ku po zhvillohen takime pune në prag të Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Gjatë punimeve të Samitit, Haziri ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën, qartësimin e procesit të integrimit evropian si dhe investime më të mëdha infrastrukturore nga BE-ja.
Postimi i plotë i Hazirit:
Në Samitin e Liderëve të EPP i cili u mbajt në Sofje nën organizimin e presidencës bullgare, kërkova liberalizimin ne vizave për Kosovën, çartësimin e procesit të integrimit europian si dhe investime më të mëdha nga BE. LDK garanton sundim të ligjit, rend dhe demokraci për të gjithë.
#NeJemiNjeFamilje

















