Prezantuesja e lajmeve në televizionin publik të Kuvajtit është pezulluar nga puna, pasi është tallur me kolegun e saj për dukjen e tij.
Gruaja e paemëruar ishte në transmetim live duke folur për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në një komunë në Kuvajt gjatë javës së kaluar, dhe kur ia kaloi linjën kolegut ajo u tall paksa duke i thënë se nuk ka nevojë t’i rregullojë kufjet pasi “është i bukur”, transmeton Telegrafi.
Mënyra e talljes së gazetares gjatë prezantimit më ndryshe që jemi mësuar të shohim në televizionet e Kuvajtit nuk ka kaluar pa u kritikuar, për faktin se ai udhëhiqet nga Ministria e Informacionit.
Biseda e tyre është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale, dhe disa ministra të qeverisë i ka nervozuar.
Kryeministri i vendit Mohammad Al Hayef, ka kërkuar në Ministri i Informacionit që të ndërmerr masa kundër gazetares.
Ajo menjëherë u pezullua nga puna derisa përfundojnë hetimet. /Telegrafi/