Capello: Juventusit do ta fitojë edhe titullin e tetë me radhë

E publikuar: 16/05/2018 15:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fabio Capello ka thënë se cikli i Juventusit nuk është mbyllur dhe se do ta fitojë edhe titullin e tetë.

Bianconerët e kanë fituar titullin e shtatë me radhë në fundjavën që lamë pas, por edhe Kupën e Italisë për të katërtin vit me radhë.

Gianluigi Buffon po largohet nga futbolli, ndërsa Kwadwo Asamoah dhe Stephan Lichtsteiner po largohen, por shumë kush e sheh dominimin e Juventusit me vazhdimësi.

“Jam i pajtimit kur thonë që cikli i Juventusit nuk është mbyllur”. I

“Rivalët e tyre janë shumë pas dhe mendoj që do ta fitojnë edhe kampionatin e tetë me radhë”.

“Kjo pasi në futboll llogariten organizimi dhe dëshira dhe aty nuk ka ngopje”, ka thënë Capello për Corriere dello Sport.

Capello i ka fituar dy Scudetto me Juventusin, po që u hoqën shkaku i skandalit të Calciopolit. /Telegrafi/