Chad Holbrook mbeti i befasuar teksa po peshkonte në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, kur kapi një peshk me dhëmbë sikur të njeriut.
Peshkatari 32-vjeçar, ka thënë se këta peshq është e vështirë të kapen, sepse e këpusin perin e grepit dhe largohen sërish, transmeton Telegrafi.
“Dhëmbët e tyre nuk janë shumë të mprehta, por të fortë dhe shkëpusin gati gjithçka, pasi ndihmohen prej nofullave të fuqishme”, ka thënë Holbook.
Njëjtë thonë edhe njohësit e gjallesave, duke pohuar se mund të thyejnë guaska, midhje dhe gaforre.
Pasi shpërndau fotografinë në internet, peshkatari ka thënë se e ka përgatitur dhe ngrënë këtë peshk, që pati shije shumë të mirë. /Telegrafi/