Muhannad (32), baba i dy fëmijëve i cili jeton me familjen e tij në Londër, kishte disa ditë duke tentuar ti shpjegonte gruas së tij se ai nuk po e tradhtonte dhe ai nuk kishte asnjë ide se prej nga në veturën e tij vinte një erë marihuane dhe se si aty gjendeshin thonj artificialë.
Megjithatë, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një natë, duke kontrolluar nëse vetura e tij ishte e mbyllur, ai vuri re se çelësi automatik nuk përgjigjej, gjë që nënkuptonte se vetura ishte e mbyllur nga brenda.
Pastaj, siç thuhet më tej, vuri re se dy vetë ishin ulur në veturën e tij.
I tronditur plotësisht, ai i kontrolloi disa herë tabelat për t’u siguruar se ishte vetura e tij.
“U përpoqa ta mbyllja, por një grua që gjendej brenda e hapte gjithë kohën me pajisje. Në fund, arrita t’i mbyllja ato dhe thirra policinë”.
Në thirrjen e tij, u përgjigjën tetë policë, të cilët në vend që të arrestonin dy “uzurpatorët”, vetëm e hapën derën dhe i lanë të shkojnë.
Siç tha ai, pavarësisht nga fakti se atij i ishin vjedhur disa gjëra nga makina, ai është me fat – pasi ata kanë mundur të vjedhin edhe veturën e tij. /Telegrafi/