Banorët lokalë kishin mbetur të hutuar duke u përpjekur për të shpjeguar se çfarë lloj krijese ishte ajo pasi u shfaq në plazh.
Kafsha me qime të trasha është shfaqur në San Antonio të Filipineve, transmeton kp.
Fshatarët thonë se ishin tmerruar kur e panë “objektin” misterioz 6 metra të gjatë mbi rërën e plazhit, ku ishte hedhur nga valët e oqeanit pasi ajo kishte ngordhur.
Sipas tyre, krijesa e çuditshme mund të jetë një shenjë e ndonjë “eventi apokaliptik që është duke ardhur”.
“Një tërmet i madh po vjen drejt Oriental Mindoro. Krijesa e madhe është shenjë se po vjen diçka e keqe. Ju lutemi, të lutemi për veten”, thotë banorit Tam Maling.
Një krijesë e ngjashme ishte paraqitur në ishujt Dinagat, Filipine, shkurtin e kaluar dhe zyrtarët thanë se ishte një balenë e llojit Orca.
Punonjësit qeveritarë nga Zyra për peshkatari dhe burime akuatike në rajonin Mimapora janë duke analizuar mostrat e krijesës së çuditshme, për të caktuar se për çfarë bëhet fjalë.
“Mostrat e indeve janë dërguar për analiza në laborator dhe do të shohim ADN-në. Tash për tash mund të themi se kemi të bëjmë vetëm me një balenë, pro ende nuk e dimë saktë specien”, tha Vox Krusada nga Zyra për peshkatari dhe burime akuatike.