Autoritetet polake u përballen me një situatë të pazakontë pas një aksidenti me makinë, në të cilën një tank që transportonte 12 ton çokollatë të lëngshme u përmbys në autostradë.
Siç shkruajnë mediat, përcjell Telegrafi, kjo ngjarje ndodhi pranë qytetit polak të Poznanit ku tanku goditi pengesën rrugore dhe u përmbys, dhe shoferi pati lëndime të lehta.
“Rruga ishte e mbuluar me një shtresë çokollate, rreth pesë centimetra të trashë, e cila filloi të forcohej dhe dukej sikur kishte një çokollatë të madhe në rrugë”, tha zëvendësshefi i zjarrfikësve, Bogdan Kowalski. /Telegrafi/