Thaçi reagon për pengimin e sportistëve Kosovarë në Serbi

E publikuar: 09/05/2018 10:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar lidhur me ndalimin e pjesëmarrjes së një grupi sportistësh kosovarë në Serbi.

“Ndalimi i pjesëmarrjes së karateisteve kosovarë në kampionatin Evropian të karatesë për seniorë në Novi-Sad nga autoritetet e Beogradit është e papranueshme, është kundër frymës sportive dhe rregullave elementare të Federatës Ndërkombëtare të Karatesë”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas Thaçit, me sjellje të tilla, Serbia po tenton t’i politizojë edhe sportin, i cili duhet t’i bashkojë popujt dhe jo të krijojë ndarje mes tyre.