Një dyvjeçare që ra prej platformës te binarët e një stacioni në Kinë, është shpëtuar prej punonjësi që hyri në hapësirën e ngushtë për ta ndihmuar.
Megjithëse ishte më nënën, fëmija vrapoi dhe ra poshtë afro një metër e gjysmë, ndërsa treni ishte duke u afruar, transmeton Telegrafi.
Të pranishmit kanë provuar t’i zgjasin rripat e belit, por ajo nuk dinte si t’i kapte.
“Ma jep dorën, mos u frikëso”, i ka thënë ngadalë punonjësi i stacionit, sepse ajo hezitonte t’i afrohej.
Ngjarja është bërë virale, për të ngritur vetëdijen mbi kujdesin e shtuar ndaj fëmijëve, që mund të largohen dhe të përfundojnë në situata të tilla. /Telegrafi/