Dafina Zeqiri, e cila përflitet se do të ketë një verë te angazhuar me projekte të reja muzikore dhe koncerte të ndryshme, ka ndezur “Instagram”-in me fotot e reja.
Ajo ka postuar disa foto ku shfaqet me bikini, duke marrë rreze dielli dhe kanë mjaftuar këto që fansat e saj të ‘çmenden’, përcjell TCh.
Këngëtarja e hitit “Told Ya” është shfaqur me forma të tonifikuara për të cilat shpeshherë e shohim teksa stërvitet në palestër.





















