Rojet e famshme zvicerane të Vatikanit pritet që të marrin kapelat e reja, në formë të një plastike të punuar nga printeri tre dimensional- 3D.
Kapelat e reja janë me të më të lira dhe më të lehta për tu mbajtur për kohë të gjata, nga rojet 500 vjeçare të Papës.
Inxhinieri zviceran Peter Portmann ka krijuar këto kapela, të cilat bartin një çmim prej 800 deri në 900 dollarë (për copë)- rreth gjysma e çmimit e kapelave që rojet mbajnë tani, raportojnë mediat zvicerane, përcjell KosovaPress.
Janë prodhuar diku rreth 40 kapela të tilla deri më tani, kryesisht falë donacioneve, përderisa rojet po shpresojnë se do të fitojnë fonde edhe për 60 të tilla.
Kapelat e reja do të bëhen pjesë e uniformës së njohur zvicerane, me të kaltër, të kuqe, ngjyrë portokalli dhe të verdhë, uniformë kjo e krijuar në fillim të shekullit të 20-të.
Ato do të përdoren vetëm për raste ceremoniale dhe nuk kanë qëllim që të përdoren për mbrojtje.
Për të qenë anëtar i rojeve zvicerane, roja duhet të jetë zviceran, të praktikojë fenë e krishterë, të jetë beqar, dhe të jetë nën moshën 30 vjeçare. /kp/Telegrafi/