Pesë arsyet pse Real Madridi duhet të ndahet i kënaqur nga El Clasico

E publikuar: 08/05/2018 00:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një barazim në ndeshjen më të ndjekur në botë, ku gjyqtari Hernandez Hernandez, bëri disa gabime, Real Madridi ka arsye të ndahet i kënaqur me këtë ndeshje.

Kjo pasi paraqitje e Realit ishte shumë e mirë duke e krahasuar me ndeshjen kundër Bayern Munich.

Skuadra duket i gatshme për finalen e Ligën së Kampionëve dhe këtë e thotë Marca që ka zgjedhur edhe pesë arsye.

Loja e mirë dhe dominuese

Pas problemeve me Bayernin, ata u përgjigjën mirë përballë një ndeshje futbolli të fortë duke zhvilluar futboll të mirë.

Modric, Kroos dhe Benzema ishin treshja që e kontrollonin topin, ndërsa aksioni i tyre i mirë shihet edhe te gola e Ronaldos.

Madrid e mbajti në shumë kohë topin gjatë, dhe mund ta përdorin këtë stil edhe kundër Liverpooli.

Casemiro, kthehet në më të mirën e tij 

Ishte një paraqitje e mirë e Casemiros, i cili ndërhynte saktë kur lojtarët e Barcelonës e kishin topin.

Ai është kthyer të luajë mirë në pozicionin e tij.

Keylor: Muri 

Nëse Benzema dhe Casemiro janë përmirësuar, çfarë mund të themi ne për Keylor Navasin.

Portieri nga Kosta Rika i bëri dy pritje të mëdha Messit, i cili mund ta mbyllte ndeshjen.

Ai vazhdoi me paraqitje sikurse që bëri me Bayernin.

Të gjithë në formë

Gareth Bale luajti dhe shënoi. Asensio, Lucas dhe Kovacic u futën në fushë nga banka dhe po ashtu luajtën mirë.

Zidane ka një bllok lojtarësh prej 16-sish.

Kur kanë mbetur edhe 20 ditë deri në finalja e Kievit, Carvajal dhe Isco mund të kthehen.

Mbrojtja është përmirësuar 

Nacho është kthyer, Varane është në formën e tij më të mirë dhe u pa edhe në duelet me Messin dhe Suarezin.

Salah, Mane dhe Firmino, kanë shënuar shumë dhe Reali i duhet një mbrojtje e fortë për t’i ndalur anglezët. /Telegrafi/