Barka peshkatarit rrethohet nga 30 peshkaqenë (Video)

E publikuar: 06/05/2018 20:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ben McJannett po peshkonte në brigjet e Mooloolaba të Queenslandit, kur nën barkë iu krijua një grup i padëshiruar.

Mbi 30 peshkaqenë qëndronin menjëherë nën sipërfaqe, ndërsa shikonin të zinin ndonjë pre, transmeton Telegrafi.

Videoja e postuar më poshtë, e tregon momentin dramatik kur peshkatari futi dorën në ujë për t’i filmuar, ndërsa njëri prej tyre i dha një goditje të fuqishme.

“Shihja plotë krahë peshkaqenësh, më dukej sikur jam në film. Ishin në gjendje të sulmonin në çdo moment”, ka shtuar McJannett.

Peshkatarët e zonës, thonë se numri i peshkaqenëve në këto ujëra po shkon duke u rritur dhe gjithnjë e më shumë po qëndrojnë në hapësira të cekëta. Madje, është dy herë më shumë se që ishte para 20 vitesh. /Telegrafi/