Me një video shkëputur nga hapat e parë të karrierës së saj në muzikë, kur në çdo moment shoqërohej nga babi i ndjerë, Arilena i ka uruar ditëlindjen.
“Edhe njëherë të më përqafojë babi. Gëzuar ditëlindjen në parajsë” ka shkruar Arilena në postimin e saj dedikuar babait të ndjerë.
Ai ka qenë shoqëruesi më i mirë në rugëtimin artistik të këngëtares që prej fillimeve të saj. Pas humbjes së të atit, ajo i kushtoi këngën ‘Nëntori’ që më pas u shndërua në një hit ndërkombëtar. /Gazeta Express/