Një fushë në zemër të Gloucestershire, është varreza më e madhe e aeroplanëve në Evropë.
Aeroporti Kemble-Cotsëold afër Cirencester, pranon që vit 50 deri në 60 aeroplanë që dalin nga përdorimi, transmeton Telegrafi.
Mark Gregory njëherit themeluesi i “Air Salvage International”, është përgjegjës për çmontimin e aeroplanëve komercial që copëtohen në më shumë se 2 mijë pjesë të fluturakeve.
Kompania e tij vepron në një fushë private që dikur ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Kjo kompani deri më sot ka pranuar rreth 730 aeroplanë komercial nga të gjitha llojet.
Ndërkaq, pjesët më të vlefshme të tyre janë motorët që kapin vlerën e 18 milionë funteve për copë.
“Sapo ua heqim motorët, vazhdojmë më çmontimin e pjesëve tjera të vlefshme”, ka deklaruar Gregory.
Sipas tij për çmontimin e një fluturake të tipit Airbus A320 apo Boeing 747 nevojiten 10 deri në 15 javë.
Gregory ka pranuar se derisa kanë çmontuar një aeroplan, kanë gjetur rastësisht kokainë të fshehur në tualet që kapte vlerën e 4 milionë funteve. /Telegrafi/