Dymbëdhjetëvjeçari që ishte bërë kryelajm i mediave botërore pasi si 10-vjeçar kishte fituar 190 kilogramë, ka humbur epitetin e “djaloshit më të trashë në botë”, pasi ka arritur të humb pothuajse gjysmën e peshës trupore.
Arya Permana nga Karawang i Indonezisë ishte aq i trashë sa që peshonte sa gjashtë fëmijë të moshës së tij, duke pasur vështirësi në ecje dhe si rezultat shumicën e kohës e kalonte i shtrirë, transmeton Telegrafi.
Në prill të vitit të kaluar ishte bërë personi më i trashë në moshën 10-vjeçare, por pas intervenimit kirurgjik dhe mos konsumimi i ushqimit të yndyrshëm, arriti të humb kilogramët që ia rrezikonin jetën.
Por, para se t’i nënshtrohej intervenimit kirurgjik, libri i rekordeve Museum, versioni indonezian i librit të rekordeve Guiness – e kishte shpallur Arya si 10-vjeçarin më të trashë në botë.
Por brenda dy viteve ai ka arritur të humb gjysmën e peshës trupore, dhe kështu Arya më në fund i është rikthyer shkollës dhe po mund të ecë pa ndihmën e askujt. /Telegrafi/