“Surfisti” Rodrigo Koxa ka thyer rekordin botëror sa i përket lundrimit mbi dallgët e larta gjatë një gare të zhvilluar në Nazar të Portugalisë, ka njoftuar liga e surfistë profesionistë (WSL).
Në internet ka filluar të qarkulloj një video, ku shihet 38-vjeçari nga Sao Paulo i Brazilit duke thyer rekordin botëror, me lundrim mbi dallgën 24 metra të lartë, transmeton Telegrafi.
Këtë rekord e ka arritur në garën e mbajtur më 7 nëntor të vitit të kaluar, ndërsa Koxa që ka rrezikuar jetën duke lundruar mbi dallgën e madhe, ka pranuar se kjo është dita e tij më e mirë.
“Falënderoj të gjithë për përkrahjen, më keni ndihmuar të besoj edhe atëherë kur është e pamundur. Ky është rekordi i ri, nuk di qfarë të them tjetër”, ka shkruar Rodrigo Koxa në Facebook.
Kështu për 61 centimetra ka arritur të thyej rekordin e amerikanit Garrett McNamara që në vitin 2011 fitoi epitetin e më të mirit, duke lundruar mbi dallgën 23 metra. /Telegrafi/