Mjeku ‘legjendë’ mbajti për një orë beben në krah, derisa e ëma i nënshtrohej analizave (Foto)

E publikuar: 30/04/2018 00:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fotografia mbresëlënëse e një mjeku që mban në krah një bebe, është bërë virale pasi u bë e ditur, që ai punoi kështu për një orë, derisa nëna e vogëlushit po i nënshtrohej analizave shkaku i aksidentit.

Dr Muir Wallance nga Zelanda e re, është quajtur ‘legjendë’ pasi u kujdes për fëmijën, meqë nëna tij u pranua e vetme në spital dhe duhej të kontrollohej urgjentisht, transmeton Telegrafi.

Imazhi i shkrepur nga një infermiere e spitalit që ndodhet në Waikato, është postuar në Facebook ku brenda një kohe të shkurtër, grumbulloi më se tre mijë reagime pozitive.

Postimi që u shpërnda në internet

“Nganjëherë, e tëra që të duhet është një përqafim” shkruan në postim, ku shfaqet Dr Muir me beben, teksa punon në kompjuter.

Mjeku Wallance

Veprimi i këtij mjeku është pëlqyer shumë, ndërsa u kërkua nga të gjithë që të kryejnë punën me më shumë dashuri dhe jo vetëm për obligim. /Telegrafi/