Emma Carlson dhe Luke Dunn nuk kanë nevojë t’i dërgojnë fëmijët në kopsht zoologjik, sepse e kanë një në shtëpi.
Jo vetëm bashkëshortët nga Canberra e Australisë i kanë nëpër duar, pasi edhe Hunter dhe Amelia luajnë me 50 kafshët e ndryshme shtëpiake, ku përfshihen gjarpërinj, breshka, hardhuca e deri te tarentula, transmeton Telegrafi.
“Thjeshtë i duam. Filluam me disa, por u bë si një lloj varësie” ka thënë Dunn për një emision që do të shfaqet së shpejti.
Anëtari më i dashur i familjes, është një nga pitonët më të rrezikshëm australian, të cilin ia japin Amelias dyvjeçare, sa herë që ajo qan pa ndonjë arsye.
Por, vogëlushja dhe vëllai saj katërvjeçar, nuk reaguan njëjtë edhe kur panë një qen për herë të parë. “Kur morëm një qen në shtëpi, fëmijët ikën dhe nuk donin ta shihni. Kishin frikë sepse ishin mësuar me gjallesa me trup të vogël. Nuk po mund të mësohen” ka thënë Carlson.
Për dallim prej atyre që kanë mace apo qen në shtëpi, këta pronarë duhet të porosisin ushqim nga larg, për shkak të specifikave të kafshëve.
“Më së shpeshti porosisim minj për të ushqyer gjarpërinjtë, nganjëherë edhe lepuj për t’i shpërblyer. Por, janë kafshë të qeta dhe nuk bëjnë rrëmujë në shtëpi” përfundon rrëfimi i tyre.
Në një të ardhme të afërt, ata planifikojnë t’i hapin dyert edhe për vizitorë të huaj, pasi kanë kërkesa të shumta që të shihet se si jetojnë në mesin e këtyre gjallesave kryesisht të rrezikshme. /Telegrafi/