Fabrikat ankohen se maksigrafi po ua rrit koston e prodhimit

E publikuar: 29/04/2018 20:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kjo pajisje elektrike e quajtur maksigraf shërben për matjen e shpenzimit të energjisë dhe është e vendosur në këtë fabrikë tash e disa vjet.

Maksigrafi mat pikën më të lartë të shpenzimit dhe më pas, në bazë të atij rezultati përcaktohet, raporton KTV.

Përdorimi i këtij mekanizmi sipas drejtuesve të fabrikës, për prodhimin e qeseve industriale, po e rrit koston e prodhimit.

Drejtuesit e kësaj fabrike thonë se kjo pajisje është e panevojshme për t’u përdorur pasi fabrika nuk ka mundësi që të prodhojë tërë kohën në të njëjtin kapacitet.

Salihi thotë se sikur ai dehe të gjitha bizneset e tjera nuk po kërkojnë asgjë më shumë, pos që të jenë të barabartë me bizneset konkurrente nga rajoni.

Problemi që po përcjell bizneset me vite, sipas shoqatave mbrojtëse të tyre, dëshmon mosgatishmërinë për zgjidhjen e problemeve të vjetra.

Një kërkesë për heqje të maksigrafit, e kishte bërë para disa vjetësh edhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, por këtë kërkesë nuk e ka dëgjuar fare Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

Sipas një analize të bërë nga Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, është konstatuar se vlera e faturës së një biznesi që është në kategorinë A1 dhe që punon gjatë tërë muajit, rritet deri në masën 24%, kurse për ato biznese të cilat nuk mund të punojnë tërë muajin, vlera e faturës shkon deri në 50%.