Qyteti bregdetar Whitby në Angli, ka mbledhur qindra vizitorë, të cilët bëhen bashkë që të festojnë artin e errësirës.
Për dashamirësit e steampunk, cybergoth, romantizmit dhe kohës viktoriane, Whitby Goth Weekend që zhvillohet dy herë në vit, është bërë një organizim shpirtëror, transmeton Telegrafi.
Steampunk vjen nga fantashkenca dhe kombinon stilin e modës viktoriane dhe industriale, teksa përfshinë instrumente bronzi dhe armë të dekoruara.
Kjo qytezë nuk është zgjedhur rastësisht, pasi Bram Stoket e ka shkruar aty veprën ‘Drakulla’. Në të ka objekte të shumta gotike, sikurse është Whitby Abbey që thuhet të jetë kështjella që e inspiroi për të shkruar klasiken gotike.
Ky festival është më i madhi i këtij lloji dhe ka filluar më 1994, ndërsa pas kërkesës së madhe, tri vite më vonë u vendos që të zhvillohet në prill dhe tetor – që të jetë sa më afër me Halloween. /Telegrafi/