Më shumë se gjashtë dekada pasi armët ranë në heshtje në përfundim të tre viteve luftë të përgjakshme në gadishullin korean, dy Koretë mbeten teknikisht në gjendje lufte.
Armiqësitë u mbyllen me një armëpushim dhe asnjë traktat paqeje nuk u nënshkrua, pavarësisht deklaratës së ditës së fundit për një marrëdhënie të “erës së re”, që do të nisë.
Por në fakt, ka disa shembuj, historik dhe bashkëkohor, ku konfliktet fizike janë ndalur por gjendja ligjore e paqes është e paqartë. Disa dhe mund t’ju habisin.
Rusia dhe Japonia
Qeveria sovjetike deklaroi luftë me Japoninë disa ditë para se Japonia të dorëzohej në Gusht të 1945.
Ajo vazhdoi të aneksonte ishujt Kuril, që shtrihen mes Japonisë dhe Kamçatkës në Rusinë Lindore.
Këto ishuj janë ende pengesë për një traktat paqeje.
Aleatët e L II B dhe Gjermania Gjermania u dorëzua në maj të 1945. Por për shkak se u nda mes shteteve fitimtare nuk kishte vetëm një shtet gjerman.
Me fillimin e Luftës së Ftohte, teknikisht lufta nuk mbaroi deri në ribashkimin e Gjermanisë në 1990.
Gjendja e luftës thuhet se i ka siguruar SHBA-së bazën ligjore për stacionimin e trupave në Gjermaninë Perëndimore.
Mali i Zi dhe Japonia Iu desh gati një shekull Malit të Zi të bënte paqe me Japoninë, pasi mbështeti rusinë në luftën ruso-japoneze në vitete 1904-05.
Kur Rusia dhe Japonia firmosën traktatin e Paqes, Mali i Zi u harrua dhe pas L I B u bë pjesë e Jugosllavisë.
Vetëm në 2006, kur Mali i Zi deklaroi sërish Pavarësinë, u vendos traktat paqe dhe marrëdhënie diplomatike me Japoninë.
Hollanda dhe Ishujt e Skillit, Britani Edhe pse disa gjendje lufte zgjasin për dekada, ka dhe nga ato që zgjasin me shekuj, dhe në këtë rast gjendja e luftës ishte harruar fare.
Rrënjët e saj janë që në vitin 1651 me përfundimin e luftës civile angleze, ku flota hollandeze u bashkua me parlamentarët dhe kërkoi riparimin e flotës nga artileria mbretërore me bazë në Skilli.
Dëmshpërblimi nuk u dha, dhe holandezët deklaruan luftë ndaj Ishullit Skilli. Kur parlamentarët anglezë morën ishullin, nuk u firmos ndonjë traktat faqpaqeje.
Pas 335 vitesh, në 1986, ky fakt u zbulua nga historiani nga Skilli, Roy Duncan, pas një vizite të ambasadorit holandez në ishull për të firmosur paqen.
Madje ambasadori Jonkheer Hyudecoper tha me shaka: “Sa e tmerrshme duhet të ketë qenë për banorët e ishullit, nëse do e dinin se mund të sulmoheshin në çdo moment”.
Roma Antike dhe Kartagjena Duke shkuar më tej, në kohët e lashta, Roma dhe Kartagjena kurrë nuk ranë dakord për paqen, pasi romakët e shkatërruan Kartagjenën në fund të luftërave punike në 146 p.e.s, përcjell Telegrafi.
Më shumë se 2,100 vjet më vonë në vitin 1985, kryebashkiakët e Romës moderne dhe komunës së Kartagjenës, një periferi moderne e Tunisit, nënshkruan një traktat paqeje dhe një pakt shoqërues miqësie.