Mobilizohen ministrat serbë, marrin urdhër për lobim urgjent kundër Kosovës

E publikuar: 28/04/2018 09:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Serbia aktivizon gjithë ministrat e saj për lobim kundër Kosovës, tani ata kanë detyra të reja në këtë drejtim.
Ministrat serbë kanë dhënë udhëzime se nëpër takime me homologët e tyre të jashtëm të adresojnë sa më shumë problemet e Kosovës, e në veçanti të zhvillojnë sa më shumë takime me zyrtarët e vendeve të cilat janë gati ta tërheqin njohjen e Kosovës.

Kjo masë është pjesë e ofensivës diplomatike të Serbisë që ka për qëllim zvogëlimin e numrit të vendeve që e kanë njohur Kosovën, transmeton lajmi.net.

Shumica e anëtarëve të Qeverisë serbe në mënyrë aktive kanë lobuar kundër Kosovës, mirëpo tani kanë rënë dakord të intensifikojnë veprimin dhe është nda një shumë e majme e fondeve për lobim.

Ndërsa, personi kryesorë që është super aktiv me planet e tij ndaj lobim kundër Kosovës, ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq ka thënë se tani për tani Serbia nuk ka kontratë me asnjë agjenci lobuese, andej duhet një aktivizim urgjent për “provincën tonë jugore”. /Lajmi.net/