Mourinho: Nuk ka asnjë gjasë që De Gea të largohet

E publikuar: 27/04/2018 17:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka thënë se nuk ka asnjë gjasë që portieri i tyre David de Gea të largohet. 

Portieri spanjoll De Gea është larguar drejt United nga Atletico Madrid në vitin 2011.

Pasi që u kthye në një yll të futbollit me United, gjithmonë ka qenë i lidhur me një largim.

Jose Mourinho e De Gea. (Photo by Dan Mullan/Getty Images)

Real Madridi e kishte kërkuar që nga viti 2015, kur ishin edhe afër që të arrinin marrëveshje, duke dështuar në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Zinedine Zidane e kërkon portierin, pasi beson që porta mbetet pika më e dobët, por  Mourinho nuk ndjehet në telashe.

GETTY

Kur u pyet se a do të largohet De Gea, trajneri portugez u përgjigj: “Asnjë gjasë”.

De Gea është njëri prej portierëve më të mirë në botë këtë edicion. /Telegrafi/