Ky është momenti kur një baba rrëmben vajzën e tij në parkun e lodrave, si pjesë e një eksperimenti social.
Ky eksperiment është zhvilluar në qytetin rus Surgut, kurse kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur nëna e vajzës që nuk ishte pjesë e eksperiment, po mbikëqyrte lëvizjet e bijës së saj, transmeton Telegrafi.
Por, është interesant se si për arsye të panjohura, ajo largohet për pak minuta nga parku, duke e lënë të bijën vetëm. Dhe derisa ajo po luante, “rrëmbyesi” shfaqet në vendin e ngjarjes.
Pa u menduar dy herë e kapë me dhunë edhe pse vajza i reziston, më pas e fut në veturë derisa kalimtarët e rastit e shikonin duke mos ndërmarrë asgjë.
Dhe në momentet më kritike, kthehet nëna e saj e cila mbetet e shokuar kur e kupton se bija e saj ishte zhdukur.
“Arsyeja e realizimit të këtij eksperimenti social, është se prindërit për asnjë moment nuk duhet të largohen nga fëmijët në veçanti kur janë jashtë. Mund t’ju ndodhë gjithçka – kurrë nuk i dihet”. /Telegrafi/