Një sëmundje e rrallë ka bërë që një 23-vjeçar të “ngel” në trupin e një fëmije, derisa banorët lokalë të një fshati në Indi e quajnë “mrekulli të Perëndisë”.
Manpreet Singh, peshon vetëm 5 kilogramë edhe përkundër faktit që ka lindur në vitin 1995, transmeton Telegrafi.
Ai kishte lindur si një fëmijë i shëndoshë, por rritja e tij u ndal pasi mbushi një vjet dhe filloi të ecë dhe flasë.
Familjarët e tij nuk kanë kurrfarë shpjegimi se pse rritja e tij u ndal në atë moshë, derisa mjekët pretendojnë se ka probleme me hormone.
Shkencëtarët besojnë se Manpreet mund të vuaj nga Sindroma Laron, një sëmundje e rrallë gjenetike.
Megjithatë, diagnoza e tij e saktë nuk është gjetur, kurse familjarët për shkak të vështirësive financiare nuk po mund ta dërgojnë për tretman të mëtutjeshëm.
Manpreet ka një motër Jasprett e cila ka mbushur 17 vjet dhe një vëlla tjetër Mangaldeep. Që të dy janë zhvilluar normalisht sa i përket gjendjes fizike dhe asaj psikike. /Telegrafi/