Kim Jong-un nuk përdor tualetet publike – por ka një zgjidhje për takimin historik në Korenë e Jugut!

E publikuar: 27/04/2018 02:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Udhëheqësit e Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut kanë planifikuar të takohen ballë për ballë për herë të parë këtë të premte, në fshatin kufitar Panmunjom në zonën e çmilitarizuar.

Dhe ky takim, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, do të jetë takimi i parë ndërmjet udhëheqjes së dy vendeve në më shumë se një dekadë.

Kjo, siç bëhet e ditur, është takimi i parë për një lider të Koresë së Veriut që të pranojë të vizitojë Korenë e Jugut, që nga Lufta e Koresë në vitet 1950.

Dhe qeveria e Koresë së Jugut, e udhëhequr nga Presidenti Moon Jae-in, është zotuar të krijojë një mjedis të favorshëm për diplomacinë.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un pritet të sjellë disa zyrtarë të lartë dhe roje nga Komanda e tij për eskortën. Ri Sol Ju, gruaja e Kim, dhe Kim Yo Jong, motra e tij, mund të jenë prezent gjithashtu.

Por çfarë bie në sy, është fakti se Kim Jong Un me gjasë me vete do të sjellë edhe një tualet.

Kjo pasi që, sa herë që udhëton, udhëheqësi i Koresë së Veriut thuhet të sjellë gjithmonë tualetin e vet. Dhe jo vetëm një – ai ka tualete të shumta në automjete të ndryshme në karvanin e tij.

Një uebfaqe e Koresë së Jugut duke u fokusuar në lajmet e Koresë së Veriut, raportoi në vitin 2015 se “banjot nuk janë vetëm në trenin personal të Kim Jong Un, por në çfarëdo makinash të vogla apo të mesme me të cilat udhëton ai – dhe madje edhe në automjete të veçanta që janë projektuar për terren malor ose me borë”.

Përveç mospëlqimit të dukshëm të Kim-it në banjë publike, ekziston një arsye e rëndësishme për banjën portative.

Lee Yun-keol, i cili ka punuar në njësinë e Komandës së Gardës së Koresë së Veriut para se të vinte në Korenë e Jugut në 2005, i tha The Washington Post se “sekretet e liderit përmbajnë informacion rreth gjendjes së tij shëndetësore”.

Sipas tij, Urina e Kim dhe materia fekale testohen në mënyrë rutinore për të kontrolluar sëmundjet dhe treguesit e tjerë të shëndetit. /Telegrafi/