Ajo ka treguar gjatë intervistës se teksa ishte në tualetin e avionit, aksidentalisht kishte lënë derën e hapur dhe ndërsa po merrte letrën higjienike, një tjetër pasagjer kishte tentuar të futej në tualet.
Aktorja tregon se pasagjeri i kishte parë pjesët intime, ndërsa thotë se i kishte kërkuar duke i ngritur zërin të mbyllte menjëherë derën, përcjell TCh.
“Teksa po shkoja në vendin tim, të gjithë po më shikonin pas ulërimës. Ata e kuptuan se kush isha”, ka rrëfyer aktorja.

















