Kina planifikon të ndërtojë një pallat në Hënë dhe kur themi pallat, bëhet fjalë për një pallat në kuptimin e plotë të fjalës.
Projekti, që është në fazën përfundimtare të studimit, përcjell tch, synon ndërtimin e një baze në satelitin tonë të vetëm natyror, për ta shfrytëzuar si pikënisje për misione hapësinore në të ardhmen.
Baza do të ndërtohet si një sistem i ndërlidhur tubacionesh e ndërtesash, ku do të punojnë qindra shkencëtarë dhe energjinë do ta sigurojë nga rrezet e diellit.
Ambicia e Agjencisë Hapësinore Kombëtare kineze është që në vitin 2030 të dërgojë në Hënë një mision me shkencëtarë në bord, që do të shqyrtojnë dhe përzgjedhin terrenin se ku mund të ndërtohet baza.
Më pas, sipas Agjencisë, synohet që brenda dy dekadave të nisë puna për ndërtimin e bazës, punë që do të kërkoj të paktën dy dekada të tjera.
Kina po shfrytëzon boom-in ekonomik për të financuar edhe programin e vet hapësinor dhe për të ngushtuar sadopak hendekun që ka me Shtetet e Bashkuara, ESA-n europian dhe Rusinë.
Ndryshe nga SHBA dhe Rusia, vendi i madh aziatik nuk ka përvojën e tyre në misionet hapësinore.
Misioni i parë hapësinor me njeri në bord u ndërmor nga Pekini vetëm në vitin 2003, ku kreu 14 rrotullime rreth orbitës së tokës, ndërsa në 2007 u dërgua sonda e parë e komanduar në Hënë.