Policia e Miçiganit ka përdorur 13 kamionë për të parandaluar një njeri që të kërcente drejt vdekjes së tij, të martën herët në mëngjes.
Siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për momentin e pabesueshëm i cili u kap edhe nga kamerat në të cilin tregohet më shumë se një duzinë kamionësh të parkuar krah për krah nën një mbikalim në Intestate 696.
Siç thuhet më tej, Policia e Shtetit Michigan mbylli autostradën në Coolidge në të dy drejtimet rreth orës 1 të mëngjesit, pasi mori një telefonatë për një njeri që qëndronte mbi mbikalimin duke kërcënuar të bënte vetëvrasje.
Pas kësaj, autoritetet përdorën një plan të pazakontë për të “mbajtur” njeriun e paidentifikuar nga hedhja.
Kështu ata vendosën që të parkonin kamionët poshtë mbikalimit, në mënyrë që nëse do të kërcente, lartësia do të ishte shumë më e vogël.
Sipas autoriteteve, zyrtarëve dhe negociatorëve iu deshën disa orë para se ta bindnin burrin të dilte nga ura.
Ai u mor pastaj nga policia dhe u dërgua në spital për vlerësim.
Autostrada u hap përsëri rreth orës 4 të mëngjesit, tre orë pasi policia mori thirrjen për njeriun vetëvrasës. /Telegrafi/