Ombrella “Lanmodo” është e përshtatshme për të gjitha kushtet e motit dhe do ta bëjë jetën më të lehtë për të gjithë shoferët.
Ajo siç thuhet në përshkrimin për produktin, përcjell Telegrafi, mbron veturën tuaj nga dëbora, shiu dhe gurët e gjërat e forta, dhe në temperatura të larta ul temperaturat në makinë.
Përveç për mbulimin e veturës, ajo mund të përdoret gjithashtu si një tendë për kampe.
Ombrella aktivizohet dhe hapet me vetëm një klik në telekomandën e saj. /Telegrafi/