Warren Brown ishte duke peshkuar me dy fëmijët e tij në brigjet e pjesës perëndimore të Australisë, kur pranë tyre shkoi në peshkaqen.
Gjallesa e gjatë afro katër metra, i tmerroi familjarët derisa bëri xhiro rreth tyre dhe ua kafshoi barkën, para se të largohej, transmeton Telegrafi.
“Ishte gjigant dhe qëndronte shumë pranë nesh, derisa nuk i ka shenjat e dhëmbëve në afërsi të motorit”, ka thënë Brown.
Megjithatë, kafshimi nuk ishte aq i fuqishëm, duke bërë që të mos shpërthehej lundra e gjatë katër metra e gjysmë.
Videoja e postuar më poshtë, e tregon vetëm pjesën e fundit të ngjarjes, pasi ata ishin të frikësuar dhe nuk iu kujtua të filmonin. /Telegrafi/