Një çift nga shteti amerikan i Miçiganit i cili ka 13 djem tanimë janë bërë edhe me një fëmijë – dhe ai përsëri është një djalë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, fëmija i ri Jay dhe Kateri Schwandt kanë lindur të mërkurën mbrëma, ndërsa shtohet se djali i porsalindur është rreth 3.7 kilogramë dhe 53 centimetra i gjatë.
Babai Jay Schwandt tha se ishte i lumtur dhe se nëna dhe fëmija ishin mirë. Emri i foshnjës ende nuk është publikuar.
Një familje e lumtur e Schwandt jeton në Rockford, Michigan, dhe djali i tyre më i madh është në të njëzetat. /Telegrafi/
It’s a boy! Michigan couple with 13 boys adds another to the clan https://t.co/vpRBplCfvA
— Grand Rapids Press (@GRPress) April 19, 2018