Vendimi i një çifti të Utah, SHBA është që të rrisin fëmijën e tyre, duke mos e zbuluar gjininë e tij.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, që në momentin kur fëmija i tyre u mirëprit në botë, Kyl dhe Brent Courtney-Myers u përpoqën të siguronin një mjedis të hapur për gjininë për tani, 2-vjeçarin/vjeçaren, Zoomer.
Madje prindërit i kërkuan mjekut të tyre dhe stafit të spitalit që të mos zbulojnë gjininë e Zoomer-it.
Ata gjithashtu u kanë kërkuar të tjerëve të përdorin përemrat neutralë gjinorë (ata/tyre) në vend të “atij” ose “ajo” dhe i kanë shmangur rrobat me frazat gjinore.
Dhe arsyeja pse ata duan që fëmija i tyre të rritet në një mënyrë të tillë, siç thuhet, është që të mos rritet i/e kufizuar nga një kulturë e stereotipeve gjinore tradicionale.
Siç kanë thënë prindërit, fëmija e tyre duhet të jetë në gjendje të aspirojë ato që aspiron një djalë, por edhe një vajzë. /Telegrafi/