Kështjella e Skocisë Craignethan e shekullit të 16-të, e cila mbijetoi luftërat, sulmet dhe grabitjet, u mbyll pas 500 vjetësh për shkak të “sulmuesit” të papritur.
Siç kanë thënë menaxherët e kështjellës, përcjell Telegrafi, ata u detyruan të mbyllnin kështjellën për vizita sepse ata hasën një mysafir të papritur të humbur në tunelet e tyre dhe i cili kishte krijuar një rrëmujë të vërtetë.
“Nëse planifikoni të vizitoni #CraignethanCastle në ditët e ardhshme, ne do t’ju njoftojmë se kemi mbyllur tunelet për shkak të pranisë së një leopardi të ‘zemëruar’. Ne jemi duke u përpjekur ta joshim atë me ushqim dhe për ta dërguar në shtëpi”, kanë thënë stafi.
Ata nuk shpjeguan saktësisht se çfarë mendonin se kafsha ishte ‘e zemëruar’, por supozohej se kafsha erdhi nga pyjet e afërta dhe humbi. /Telegrafi/