A e dini sa e thellë është vagina? (Foto)

E publikuar: 15/04/2018 19:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ekziston një numër i madh i ideve të gabuara në lidhje me funksionimin e vaginës dhe mënyrës së kujdesjes. Disa njerëz mendojnë që vaginat janë një hapësirë e pafundme apo vetëm se mbajnë erë të keqe kur diçka nuk është në rregull.

1. Sa është i thellë kanali vaginal

Mesatarisht, kanali i vaginës është i thellë 13 centimetra, më konkretisht po aq sa gjatësia e dorës. Por, kanali i vaginës mund të ndryshojë formën në situata të caktuara, si gjatë seksit apo lindjes.

2. Zgjatja e kanalit gjatë marrëdhënies seksuale

Gjatë marrëdhënies seksuale, kanali vaginal mund të zgjerohet për shkaqe akomodimi gjatë depërtimit të penisit. Ndjenja e zgjimit seksual detyron qafën e mitrës dhe mitrën t’i ofrojë ndihmë kanalit për zgjatje.

3. Në çfarë mënyre zgjerohet kanali gjatë lindjes?

Kanali vaginal dhe hapja e vaginës shtrihet në mënyrë enorme për të lejuar që fëmija të kalojë. Disa nga femrat gjatë lindjes mund të vërejnë ndryshime në vaginën e tyre, siç është ndjenja e thatësisë apo forma e zgjeruar. Gjithashtu, ju mund të ndjeni edhe dhimbje, gjë që është krejtësisht normale.