Pas 'lemzës' së famshme të Drini Zeqos, mësoni çfarë i tha Alketa Vejsiu spikerit

E publikuar: 15/04/2018 08:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

‘Lemza’ e tij gjatë edicionit të lajmeve u bë virale për ditë e rradhë ne rrjet.

I ftuar në emisionin ‘Thumb’ Drini zbuloi gjithë ‘prapaskenat’ pas asaj që u dëgjua në ekran.

“Mbarova lajmet, pashë telefonin, më kishte marrë Alketa në telefon, më kishte shkruajtur: “Zemër si s’më ndodhi mua kjo gjë, sa doja të më kishte ndodhur mua. O Zot çfarë fati”, më tha Alketa”, tregoi Drini.

Gazetari tregoi se e gjithë situata u shpjegua nga mjekët si pasojë e ftohjes dhe një lodhje e mbingarkuar. /Gazeta Express/