Komuna e Prishtinës “largon nënkryetarin”

E publikuar: 14/04/2018 21:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komuna e Prishtinës po largon posterët e vendosur nëpër ndërtesat e qytetit.

Një prej posterve që u largua sot ishte edhe ai i Selim Pacollit, kur garonte për kryetar të Prishtinës, që tash është nënkryetari aktual.

Vet kryetari Shpend Ahmeti e ka postuar heqjen e posterit në llogarinë e tij në Facebook madje duke bërë edhe shaka.

“E hoqëm edhe nënkryetarin!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook duke vazhduar më pas “…posterin”.

Image may contain: sky, cloud, skyscraper and outdoor