Trump: Sulmet në Siri kanë qenë "të përkryera"

E publikuar: 14/04/2018 15:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti amerikan, Donald Trump ka përshëndetur sulmet ushtarake në Siri, duke thënë se ato janë kryer në “mënyrë të përkryer” dhe se “misioni ka përfunduar”.

Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë bombarduar tri caqe qeveritare, duke shënjestruar ato që i kanë cilësuar si baza të armëve kimike.

Sulmet kanë qenë përgjigje ndaj sulmit të dyshuar me armë kimike në qytetin Duma, javën e kaluar.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se ai ka dënuar sulmet Perëndimore, “në mënyrën më serioze”.

Rusia, aleatja kryesore e Sirisë ka kërcënuar me hakmarrje ushtarake nëse goditet ndonjë forcë ruse.

Lexoni më shumë detaje në këtë artikull:

Assad dhe Putin dënojnë sulmin e SHBA-së dhe aleatëve në Siri