Kërcënimet e Assad, ndihet edhe më i fortë pas bombardimeve të aleatëve

E publikuar: 14/04/2018 13:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti sirian Bashar al-Assad ka thënë se sulmet ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, kanë rritur vendosmërinë e tij për të vazhduar “luftimin dhe shkatërrimin” e forcave rebele në vend.
Assad tha se ai nuk do të ndryshojë rrugën e tij për të luftuar armiqtë e tij, siç tha, “në çdo pëllëmbë të kombit”. Kështu raporton Reuters, transmeton Express.

Më parë, qeveria siriane kishte postuar një video në internet ku Assad u pa duke shkuar në punë, në zyrën e tij në Damask.

Videoja tregon Assadin duke veshur kostum dhe kravatë dhe duke mbajtur një çantë, ndërsa ai ecën në një ndërtesë me dysheme mermeri.