Pamjet e realizuara nga droni, tregojnë lëvizjet e mahnitshme të dy alpinistëve, nëpër litarin e vendosur mes dy kodrave malore.
Në lartësinë prej 170 metrave, Lukas Irmler dhe Pablo Signoret kryen këto akrobacione malore, në një lokacion sekret afër Grenoble të Francës, transmeton Telegrafi.
Gjermani Irmler, i veshur me ngjyrë të kuqe dhe verdhë, ka bërë qëndrimin në duar, derisa ka hapur këmbët – me vetëm një litar, për ta mbrojtur në rast rrëshqitjes.
Së bashku me francezin Signoret, ata sfiduan temperaturën prej minus 15 gradëve Celsius – pasi të kenë ecur gjysmë kilometri nëpër rrugë malore dhe me borë deri në gju. Atyre iu desh të transportojnë rreth 200 kilogram pajisje të domosdoshme, për t’i montuar dhe fiksuar që të qëndrojë litari.
Më poshtë mund të shihni përgatitjet për kryerjen e lëvizjes, si dhe rregullimin e një hapësire kur iu desh të kalonin natën. /Telegrafi/