Ornela tashëm e martuar me bashkëshortin e saj italian, ka rrëfyer se si e donte marrëzisht Ramën në kohën kur ishte studente dhe ai profesor.
‘Edin e kam njohur kur kam qenë 18 vjeç, Edi ishte 22 vjeç. Ishte profesor në Institutin e Arteve, njeri i jashtëzakonshëm me një kulturë të jashtëzakonshme, me një karizëm, jashtëmase i talentuar dhe i kultivuar, një spikatje. Edin e kam dashur jashtëmase në mënyrë platonike. Unë isha dakort, por ai nuk donte’ ka treguar Vorpsi për dashurinë e pa realizuar për kryeministrin e vendit.
Ajo ka theksuar se ndërkohë që ajo donte të ishte në një lidhje dashurie me të, në kohën kur gjithë meshkujt e Tiranës i kishin sytë tek ajo, Rama e refuzoi.
/Gazeta Express/


















