Senatorët amerikanë të martën për rreth pesë orë e kishin bërë “shoshë” Mark Zuckerbergun me pyetje, rreth skandalit me vjedhjen e të dhënave.
Dhe përveç pyetjeve të shumta dhe të llojllojshme, përdoruesve të shumtë të mediave sociale u ka bërë përshtypje një gjë e pazakontë.
Siç thuhet më tej, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për kohën kur njeriu i parë i Facebook-ut gjatë gjithë kohës ishte i ulur në një karrige lëkure, në të cilën gjithashtu gjendej edhe një jastëk shtesë, 10 centimetra i trashë.
Sipas mediave, në ditët e fundit, ai ka analizuar dhe planifikuar çdo detaj të kësaj dëshmie të madhe para politikanëve amerikanë, duke deklaruar se Zuckerberg ishte gjithashtu i përgatitur edhe “Për gjëra të tjera”.
Gjithsesi, në mediat sociale qarkullojnë supozime të shumta, një prej të cilëve është se jastëku është vendosur që Zuckerberg, rreth 170 metra i gjatë, “të duket më i fuqishëm”. /Telegrafi/
Stop infantilizing Mark Zuckerberg! Also, here’s his booster seat. (Photographs by Evy Mages.) pic.twitter.com/MeKwDZwIEF
— Andrew Beaujon (@abeaujon) April 10, 2018
#Zuckerberg also needs a booster seat. Glad he could move on from his high chair! pic.twitter.com/gflS22kDaP
— Paul Lee (@PaulLee85) April 10, 2018