Kamerieri që ushqeu me lugë një burrë me nevoja të veçanta, në restorantin e një qendre tregtare në Salvador të Brazilit, ka marrë lëvdata pa fund në rrjete sociale.
Laurinha Victoria e cila e realizoi filmimin, ka thënë se ky gjest ka bërë që t’i mbushen sytë me lot, transmeton Telegrafi.
“Ky njeri e kishte njërën këmbë dhe njërën dorë të palëvizshme, andaj mu afrua dhe kërkoi që t’ia bartja tabakanë me ushqim. Por, sapo ktheva kokën, e pashë kamerierin që kreu shërbimin dhe nisi ta ushqente”, ka shkruar Victoria.
Videoja e postuar është parë 16 milionë herë, ndërsa ka marrë më se 600 mijë ‘pëlqime dhe zemra’.
“Kjo është bamirësi, gjëja më e mirë që kam parë. Isha duke qarë, kur iu afrova dhe i thash se është njeri i bekuar”, e përshkroi ajo ngjarjen. /Telegrafi/