Ky është momenti rrëqethës kur një baba përfshihet nga flaka në oborrin e shtëpisë.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur Scott Buckley u shndërrua në top të zjarrtë, pasi hodhi një substancë djegëse mbi drutë që i kishte ndezur, transmeton Telegrafi.
Babai i dy fëmijëve nga Rochdale të Manchesterit, i ka shpëtuar më të keqes me vetëm disa djegie të lehta në këmbë.
Ndërtuesi dhe biznesmeni i njohur nga miqtë si “Bucko” e përshkruar aksidentin si “gjënë më budallaqe që ndonjëherë ka bërë”.
Scott dhe miku i tij Jon Glennon po digjnin disa dru në oborrin e shtëpisë, kur vendosën të përdorin një substancë të lëngët djegëse, e cila në një moment shpërtheu dhe për pak sa nuk ia mori jetën.
Zjarri ishte aq i madh sa që në një moment është dukur sikur gjithçka u hodh në erë, dhe në një moment shfaqet Scott i përfshirë nga zjarri.
Por, për fat të mirë ishte miku i tij që e ndihmoi dhe ia fiku zjarrin që i ishte kapur në rroba. /Telegrafi/